Biznesi i madh: Po falimentojmë, dalja në treg të lirë për energjinë do rrisë kostot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biznesi i madh: Po falimentojmë, dalja në treg të lirë për energjinë do rrisë kostot

Dalja në treg të lirë nga janari për të siguruar vetë energjinë elektrike do ta çojë biznesin e madh drejt falimentit.

 

Ky është paralajmërimi që jep Nikolin Jaka, i cili argumenton se në këto kushte, sipërmarrja shqiptare nuk mbijeton dot më për shkak të shtimit të kostove.

 

Advertisement

 

NIKOLIN JAKA

KREU I DHOMES SE TREGTISE DHE INDUSTRISE TIRANE

 

Advertisement

“Ne mendojmë që sipërmarrja e ka zgjidhjen dhe suksesin te rritja e çmimeve për të kapërcyer krizën, por nuk ndodh kështu sepse të braktis konsumatori. Çmimet në Shqipëri janë më të lartat në rajon dhe kjo nuk i jep rëndësi sipërmarrjes që të krijojë rritje të produkteve dhe shërbimeve të tyre sepse bëhemi të pakonkurreshëm në rajon. Sipërmarrja do të shkojë drejt procesit të mbylljes dhe ne do të jemi konsumatorë, jo më prodhues.”

 

 

 

Advertisement

Nga qeveria kërkohet të merren masa financiare mbështetëse, që biznesi i madh të përballojë çmimet e pesëfishuara të energjisë në bursë. Por shpresat e komunitetit të biznesit që të bëhet diçka në këtë drejtim janë të pakta.

 

NIKOLIN JAKA

KREU I DHOMES SE TREGTISE DHE INDUSTRISE TIRANE

Advertisement

 

“Patëm një precedent me paketën fiskale, kur edhe pse ngritëm zërin, shumë pak u morën parasysh. kjo të dekurajon dhe çfarëdo lëvizje që bëjmë, është thuajse e pamundur që të marrim atë që kërkojmë dhe çfarë na takon.”

 

Nga janari i vitit të ardhshëm, 7.358 biznese do të lidhin vetë kontrata me furnizuesit privatë për energjinë elektrike.

Advertisement

 

Kjo do të shënojë fazën e dytë të liberalizimit të tregut të energjisë, proces ky i nisur në vitin 2018 me rreth 90 biznese të lidhur me tensionin e lartë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy