Biznesi apel bashkive: Kujdes me rritjen e tarifave, nevojiten rrugë dhe transport publik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biznesi apel bashkive: Kujdes me rritjen e tarifave, nevojiten rrugë dhe transport publik

Teksa disa prej bashkive bregdetare kanë riparë tarifat vendore me tendencë rritje, bizneset në fushën e turizmit janë të mendimit se politika e ndryshimit të shpeshtë të taksave dhe tatimeve nuk ndihmon sektorin. Shumë të huaj zgjedhin Shqipërinë pikërisht edhe për shkak të kostos së lirë, ndaj një ndryshim tarifash, çka po vërehet nga disa bashki do të ndikonte negativisht. I këtij mendimi është sipërmarrësi Fatos Çerenishti, i cili ishte i ftuar në emisionin E-ZONE.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shohim që bashkitë kanë tendencë për të mbledhur më shumë fonde dhe për rrjedhojë rishikojë tarifat. Por një sipërmarrës në fushën e turizmit ka zgjedhur Shqipërinë pikërisht për këto kosto të lira. Ne kemi mbyllur kontratat e këtij viti, në fund të 2023. Ndaj përballja  me tarifa të rritura mund të ndikojë negativisht, në stepjen e tyre. Shqipëria ka thithur deri më tani turistë jo elitarë, ndaj kostoja është një element i rëndësishëm”, sqaroi Çerenishti

Sipas Çerenishtit nuk  mjafton vetëm promovimi i vendit në mediat e huaja, për të rritur më tej imazhin e Shqipërisë.

“Durrësi është një destinacion që mban një peshë të konsiderueshme të numrit të turistëve. Pavarësisht përmirësimeve ka ende punë për të bërë në drejtim të përmirësimit të rrugëve si dhe në ofrimin e një transporti publik që mbulon të gjithë zonën. Ky është një element kyç që kërkohet nga turistët”, tha Çerenishti. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy