Policia ka arrestuar në flgrancë një person të dyshuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve në Mat.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin nga Mati me inicialet I.L.
Burrit i është gjetur një kasolle 3 kilogramë me bimë të varura në proces tharjeje, si edhe bimë të mbjella narkotike në ambjentet e jashtme të asolles që ai përdorte për të ushtruar aktivitetin e tij.
Policia ka asgjesuar sasinë dhe bimët e kanabisit me anë të djegies.
Mat/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Autumn”.
Evidentohet dhe goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Sekuestrohen bimë narkotike të kultivuara dhe bimë në proces tharjeje.
AdvertisementArrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Autumn”.
Si rezultat, në fshatin Dukagjin, Mat, në banesën e shtetasit I. L., janë gjetur 3 kg bimë narkotike në proces tharjeje, ndërsa në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë.
AdvertisementMaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.