Policia e Shtetit, ka shperndare nje informacion ne lidhje me bilancin e saj te punes brenda javes qe po leme pas.
Ne operacionet për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kontrolle masive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe paligjshmërisë, në të gjithë vendin janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 496 persona, nga këta: 124 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 18 janë shpallur në kërkim.
•Janë kapur në total 34 persona në kërkim, nga këta: 25 në kërkim kombëtar dhe 9 në kërkim ndërkombëtar.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";•Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Bulevardi”, “Gaminator 3”, “Madrid”, “Walkers”, “Couple 1”, “Lugo”, “Sevilla”, “Again”, “Alias”, “Road Guard 17”, “Gjurmë”, “Informaliteti 3”, “Grecalli”, “Wide”, “Coin”, “Vilanova” dhe “Continuance”.
Janë zhvilluar 7 operacione policore për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese spanjolle, për vepra të ndryshme penale. Në zbatim të marrëveshjes për ekstradimet, këta shtetas do të ekstradohen drejt Spanjës.
Si rezultat i kontrollit masiv të territorit, me dronë dhe me shërbime policore nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, janë finalizuar operacionet policore të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”, të zhvilluara nga Policia e Kurbinit, si dhe operacioni “Wide”, i zhvilluar nga Policia e Fierit. Gjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar 320 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e një banese dhe dhjetëra fidanë narkotikë, të kultivuar në kubikë.
Gjatë operacioneve policore në fushën e narkotikëve janë sekuestruar rreth 20 kg lëndë narkotike, dhjetëra doza me kokainë dhe heroinë, qindra bimë dhe fidanë narkotikë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 15 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 7 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 thika, municion luftarak etj.
•Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale; janë goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.
•Janë evidentuar dhe goditur 22 raste të krimeve mjedisore; 3 raste të organizimit të lojërave të fatit; 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar 8 makineta për lojëra fati, 10 aparate celulare dhe shuma parash.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 39 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 40 raste. Gjithashtu janë sekuestruar artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Nderkohe Policia Rrugore gjate kesaj jave ka pezulluar 348 leje drejtimi, nga të cilat: 216 për tejkalim shpejtësie, 80 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 52 për qarkullim në sens të kundërt.
•Janë arrestuar 97 drejtues mjetesh, nga këta: 54 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 43 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";•Janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.
•Janë vendosur 15.635 masa administrative, si dhe janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.
Policia Kufitare/Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.
• Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Po ashtu jane proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 4 shtetas për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 3 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 persona për “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe 2 të tjerë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.
•Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";