Një ditë pas aksidentit me pasoja tragjike në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë, policia ka arrestuar Alban Gurin, drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçaren.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur për shkak se Guri ka qënë nën efektin e alkoolit dhe për pasojë ka përplasur të miturën e cila po tentonte të kalonte rrugën përpara banesës së saj bashkë me të vëllanë.
Hoxha shton se edhe rrugët kanë nevojë për përmirësim të sinjalistikës. Sipas tij në Shqipëri mungon një planifikim për sigurinë rrugore.
GEZIM HOXHA
EKSPERT I SIGURISE RRUGORE
Gjithmonë rrugët kanë nevojë për pëmirësime dhe korigjime. Duhet të kemi një planifikim për sigurinë rrugore që ta udheheqë këtë lloj shërbimi në mënyrë metodike dhe pastaj të lëshojë urdhra për policinë rrugore e cila është zbatuese e ligjit.
Advertisement
Sa i takon numri të lartë të aksidenteve gjatë muajit janar në të gjithë vendin, Hoxha shprehet se edhe kushtet atmosferike kanë një ndikim të madh.
Në përgjithësi makinat kanë dalë jashtë rrugës, çka tregon se mjetet kanë qënë me shpejtësi. Drejtuesit e mjeteve nuk janë të përgatitur për kushtet e dimrti. Dua të shtoj se një element tjetër serion është gjendja teknike e mjeteve ku shumë prej tyre qarkullojnë me goma jot ë cilësisë së duhur.
Ndërkohë tre ditë më pare në afërsi të Kryeministrisë një automjet kaloi semaforin me të kuqe duke u përplasur me një tjetër mjet. Shoferi ishte I dehur, ndërkohë që fatmirësisht dy kalimtare shpëtuan mrekullisht nga goditja
Për 18 ditët e para të janarit të 2021 në Shqipëri janë shënuar afro 70 aksidente ku 12 qytetarë kanë humbur jetën.