24 orët e fundit sollën një rënie të rasteve të reja me koronavirus në vend.

 

Nga gati 900 raste që ishin të dielën, sot u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë 502 të infektuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por nga ana tjetër ka një rritje të numrit të viktimave. Krahasuar me një ditë më parë kur ishin tre të vdekur, këtë të hënë katër pacientë humbën jetën: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra.

 

Situata në spitalet COVID po përkeqësohet, pasi është rritur numri i të shtruarve dhe i pacientëve në gjendje më të rënduar shëndetësore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.