Prurjet në kaskadën e Drinit janë pakësuar ditëve të fundit si rezultat i ndalimit të reshjeve të shiut.

 

Të dhënat zyrtare nga Korporata Elektronenergjetike Shqiptare që i takojnë datës 15 dhjetor  tregonin për një përgjysmim të prurjeve natyrore në kaskadë në raport me tre ditë më parë një tendencë që po vazhdoj prej së paku 10 ditësh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konkretisht për hidrocentralin e Fierzës prurjet natyrale janë  230 m3/s, për HEC Koman 92 m3/s, për HEC Vau i Dejës 20 m3/s.

Reshjet e shiut dhe të borës që vazhduan për disa ditë rritën disi nivelin në liqenet e kaskadës ku sipas të dhënave të një ditë më parë (15 dhjetor) Hec Fierzë është  275. 03 metra, Hec Koman 172.86 metra, Hec Vau Dejës 74.97 metra.

 

Një muaj më parë KESH do të raportonte se sipas statistikave zyrtare në 3 mujorin e fundit prurjet në lumin Drin ishim më të ulëtat në 10 vitet e fundit duke regjistruar një nivel prej 93 m3/s nga 195 m3/s që është mesatarja 10 vjeçare. Në të njëjtën datë (16 nëntor 2021) nivelet e liqeneve ishin saktësisht 266 metra për Fierzën, 171.8 për Komanin dhe 73.26 për Vaun e Dejës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kaskada e Drinit menaxhohet në bazë të një rregulloreje të hartuar në vitin 1988. Kjo rregullore parashikon edhe nivelet në të cilat duhet të mbahen liqenet e kaskadës përgjatë dy kohëve. Kështu për Fierzën për shembull niveli i liqenit në periudhën 1 prill – 1 tetor në rregullore është në kuotën 295 absolute, 296 relative. Për periudhën 1 tetor – 1 mars, niveli është në kuotën 289 metra absolute dhe 290 metra relative. Nëse në një moment prurjet janë të larta dhe niveli përgjatë kësaj periudhë është 289 metra nga ana e KESh duhet të fillojnë shkarkimet.

 

Niveli i Fierzës mbetet ende larg nga shifra maksimale për këtë sezon dhe rritja këtij niveli gjatë këtyre ditëve ka qenë e ngadaltë edhe për shkak të prodhimit të lartë që po bën KESH. Ky prodhim është  16, 120 MWh (15 nëntor 2021) dhe plotëson pjesën më të madhe të konsumit. Ky i fundit sipas të dhënave zyrtare tw Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është 26 mijë MWh ndërkohë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Përveç KESH kompania e shpërndarjes siguron energji edhe nga hidrocentralet që njihen si prodhues me përparësi të energjisë (deri në 15 MW) ku referencë është një formulë që ka në bazë edhe çmimin e Bursës Hungareze.

 

Gjeneruesi dhe Furnizuesi Universal(pjesë e OSHEE Group)  po rakordohen më ngushtë se më parë për të minimizuar blerjet në tregun e lirë apo bursa për shkak të çmimeve të larta dhe vështirësive financiare që ka sjellë thatësira dhe importet e larta gjatë këtij viti./Monitor

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";