92-vjeçari me iniciale H.A ka humbur jetën, pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët.
Policia në një njoftim bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga një furnelë.
Advertisement
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.
AdvertisementGrupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.