Bie numri i të infektuarve/ 6 humbje jete dhe 185 raste të reja me COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bie numri i të infektuarve/ 6 humbje jete dhe 185 raste të reja me COVID

6 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 185 raste të reja, nga 1,281 testime të kryera.

Nuk e kanë fituar betejën me virusin 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.”

Këtë të hënë janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 34,996 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13577

Fier       1668

Advertisement

Shkodër   1315

Durrës     1187

Vlorë     942

Korçë     946

Advertisement

Lezhë    901

Elbasan  874

Berat     770

Gjirokastër 490

Advertisement

Kukës    396

Dibër     362

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy