Një shtetas anglez me inicialet Z.C, rreth 21-vjeç, është rrëzuar nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi.
I riu nga Anglia dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është transprtuar në spitalin e Himarës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Advertisement
Dhërmi/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur.
Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.