Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur për Himarën, Fredi Beleri. Ky i fundit iu drejtuar gjykatës me kërkesën për të bërë betimin, por çështja është referuar në Gjykatën e Lartë.
Beleri ka pretenduar vazhdimisht se po mbahet në burg padrejtësisht dhe po i shkelen të drejtat duke mos e lejuar të bëjë betimin si kryetar i Bashkisë Himarë. Ai u vu në pranga dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet lokale të 14 majit dhe akuzohet për blerje votash.
Advertisement