Situata me zjarret në qarkun e Vlorës vazhdon të mbetet kritike. Prej ditësh forcat zjarrëfiëkse dhe ato të zonave të mbrojtura po përballen me flakët, të cilat vazhdojnë të përhapen me shpejtësi.
Mëngjesin e kësaj të premteje u shuajt vatra e zjarrit në Radhimë, ndërsa u arrestua nga policia një 51-vjeçar. Ai dyshohet se u vuri flaken dy parcelave me ullinj në zonë.
Si pasojë e zjarrit, krahas ullinjëve që u dogjën, u rrezikuan edhe dhjetra biznese e banesa.
Ndërkohë në karabaurun zjarri vazhdon të jetë aktiv. Sipërfaqeja e djegur ka shkuar në qindra hektarë, ndërsa forcat zjarrëfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.
Të ndodhur në këto kushte dhe në pamundësi për të ndërhyrë, autoritetet prej ditësh vazhdojnë të kërkojnë ndërhyrje nga ajri. Por emergjencat civile nuk kanw reaguar.
Deri më tani, në terren ndodhen forcat e zonave të mbrojtura, të cilët po përpiqen me mjete rrethanore të neutralizojnë flakët. Por terreni malor, era dhe i nxehti po ua vështirësojnë punën.