Një sipërfaqe më shumë se 3 hektarë me ullishte, ferra e shkurre është përfshirë nga flakët në vendim e njohur si Qafa e Lalarit në Fier.
Flakët kanë shpërthyer në brendësi të territorit të mbjellë me ullinj, për t’u përhapur me shpjetësi në të gjithë zonën.
Të favorizuara edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta, banorët e zonës nuk kanë mundur dot flakët, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e zjarrfiksëve. 4 automjete të Fierit, Patosit e Albpetrol si dhe efëktivë të këtyre reparteve kanë punuar për shuarjen e flakëve, të cilat jane vendosur nën kontroll pas rreth 2 orësh.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së flalëve, ndërsa dyshohet se pakujdesia mund të ketë sjellë përhapjen e tyre dhe djegien e qindra rrënjëve ullinj.
Ndërkohë situatë e vështirë ka qënë edhe në Lushnjë mesditën e kësaj të enjte.
Në kodrat me ullinj mes fshatrave balaj dhe Karbunare ka rënë zjarr, I cili është përhapur me shpejtësi për shkak të erës.
Në ndihme të zjarrëfikësve të Lushnjës kanë ardhur edhe koleget e tyre nga Divjaka ndërsa janë angazhuar shumë punonjës të Bashkisë Lushnjë.
Pas më shumë se 2 orë beteje me flakët, zjarri është fikur. Qindra rrenje me ullinj rezultojne te djegur.