Beteja Basha-Berisha: / Politologu: Kushdo që të fitojë, PD nuk do të jetë e plotë për një kohë të gjatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Beteja Basha-Berisha: / Politologu: Kushdo që të fitojë, PD nuk do të jetë e plotë për një kohë të gjatë

Politologu Ermal Hasimja ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjen Basha-Berisha.

Në studion e lajmeve të “Vizion Plus”, Hasimja tha se është e papranueshme që PD të udhëhiqet nga ish kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, kjo është një betejë e Berishës për interesat e tij personale.

“Kjo pjesa e dëmtimit të PD, e ka elemetin e vetë të vërtetë sepse mendoj që një PD e udhëhequr nga Berisha është e papranueshme jo vetëm nga SHBA, por edhe nga shumica e opinionit publik. Te elemeni i demokratizimit pavarësisht dëshirës së Berishës është një betejë personale, vjen për shkak të interesit personal. Shumë e vështirë që elektorati gri i cili është vendimtar për zgjedhjet, të gëlltisë idenë e rikthimitë të Berishës. Është e vështirë të mendosh që të gjithë mbështetësit e Bashës të braktisin Bashën”, u shpreh Hasimja.

 

Advertisement

Më tej ai theksoi se kushdo që të vijë në krye të kësaj partie. PD nuk do të jetë e plotë për një kohë të gjatë.

 

“Kushdo që të fitojë, PD nuk do të jetë e plotë për një kohë të gjatë. Opozita po kafshon bishitn e vet, po merret me veten nuk po luan rolin e vetë themelor. Nëse PD do i duhet të kalojë në një lloj kalvari për tu ringritur do të ishte një gjë që do ja vlente. Kam frikë që një betëj e tillë nuk është e ndërtuar në bazën e vlerave”, tha Hasimja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy