Atmosfera festive e Pashkës ortodokse mbushi qendrën e Korçës. Mijra qytetarë brenda dhe jashtë vendit u mblodhën në katedralen “Ringjallja e Krishitit” në qytetin juglindor.
Mesha e shenjtë u mbajt nga imzot Joani Pelushi, i cili në mesnatë dha lajmin e Ringjalljes së Krishtit.
Më pas, të gjithë besimtarët e pranishem në sheshin para katedrales dhe jo vetëm morën dritën e qirinjve, dritë të cilën sipas traditës besimtarët e çuan në shtëpitë e tyre.
Mesha e Ringjalles së krishtit është mbajtur edhe në kisha të tjera në juglindje te vendit
Në qytetin e Elbasanit shumë besimatorë ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes se krishtit në kishinë e Shën Kollit.
Metropoliti, hiresia tij Andoni drejtoi ceremonine kishtare e më pas, besimtaret jane afruar duke marrë flaken e shenjtë që simbolizon dritën drejt jetës dhe mirësisë si dhe trokitën vezët e kuqe me njeri –tjetrin, si shenje e ringjalljes dhe gjakut të Krishtit.
Për të gjithë besimtarët ortodoksë në qytetin e Beratit, mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u ngjall”, e bashkë me të u ringjall edhe shpresa për botën.
Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Joan Qako.
Qindra besimtarë ortodoksë, të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales u lutën në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.
Festime pati edhe në Fier, Durrës, Gjirokastër etj.