Besimtarët malazezë, klerëve serbë: Ju s’jeni të denjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Besimtarët malazezë, klerëve serbë: Ju s’jeni të denjë

Kisha Ortodokse Malazeze dhe besimtarët e saj festojnë sot dy festa kushtuar Shën Pjetrit të Cetinës dhe Apostullit Luka.

Në këtë festë fetare, në mëngjesin e së dielës në Manastirin e Cetinës arritën besimtarë nga të gjitha qytetet e Malit të Zi.

Në një moment u shfaq Mitropoliti Joanikije, dhe besimtarët e Kishës Ortodokse Malazeze i thanë se “Ju nuk jeni të denjë”.

Më pas qytetarët e mbledhur kënduan himnin e Malit të Zi “Oh, agimi i ndritur i majit”, ndërsa klerikët e Kishës Ortodokse Serbe u larguan nga manastiri.

Advertisement

Para manastirit u shtua prezenca e policisë, u ngrit një gardh përgjatë të cilit besimtarët hyjnë në manastir dhe qytetarë të shumtë me simbole kombëtare malazeze kënduan këngë malazeze, përcjell portali i lajmeve CdM.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy