
Besimtarët e krishterë, kremtojnë Pashkët, momenti më i madh në kalendarin liturgjik që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
Këto Pashkë erdhën si rrallë herë më parë, kur besimtarët nuk kanë mundur të mblidhen në objektet e kultit në mesnatë për kremtimin.
Për shkak të orës së policore, mesha u mbajt në orën 17:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Ceremonia në Katedralen e Shën Palit u mbajt nga Kryeipeshkvi i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, e ndërsa të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ishin të pajisur me maska.
Në mesazhin e tij, Frendo uroi shpresë dhe kurajë për të përballuar çdo sfidë dhe shëndet për këdo që po përballet me infeksionin e COVID-19, ndërsa u lut për të gjithë të sëmurët.