
Besim Hajdarmataj e ka mbyllur përfundimisht karrierën e tij në sistemin e drejtësisë.
KPA vendosi këtë të mërkurë pranimin e kërkesës së ndërkombëtarëve dhe Komisionerit Publik për shkarkimin e Prokurorit të Tiranës.
Advertisement
Çështje të rëndësishme të zvarritura, pasuri të pajustifikueshme, sjellje gjyqësore jo të denjë dhe mangësi profesionale, ishin disa nga argumentimet nga trupi gjykues.
Sa i përket pasurisë, Kolegji vendosi se ka mungesë te burimeve financiare të ligjshme duke kaluar limitin prej 1.5 milionë lekësh gjendje cash.
Advertisement
Prokurori Hajdarmataj është i njohur për përgjimet e zyrtarëvë në Dibër, përgjime të cilat i dorëzoi pranë opozitës. Nisur nga këto përgjime, Partia Demokratike bëri një betejë të fortë politike me qeverinë.
Advertisement