Ish-ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, ka kritikuar rëndë kryeministrin e Kosovës, pas imazheve që janë shpërndarë sot në Prishtinë, ku të moshuarit shtrydheshin në radhë për tu vaksinuar.
Në rrjetin e saj social, Shahini, e ka krahasuar tmerrin e Prishtinës me rregullin që ekziston në fushatën e vaksinimin në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Postimi i Shahinit
Kur Kryeministri i Kosovës me ekip dhe makina zyrtare shkoi në Tiranë për të bërë opozitë, apo Presidentja e Kosovës shkoi për të pushuar në bregdet, do të kishin bërë mirë të kishin ndaluar shkurtimisht edhe në qendrat e vaksinimit.
Besoj se do të kishin mësuar diçka nga menaxhimi i procesit të vaksinimit dhe do të kishin kursyer qytetarët e moshuar të Kosovës nga trajtimi i padinjitetshëm dhe tmerrësisht i rrezikshëm për shëndetin e tyre, që pamë të mërkurën dhe sot te qendra e vaksinimit në Prishtinë.
Fotoja këtu është nga qendra e vaksinimit në Durrës. Njësoj duken edhe qendrat e qyteteve të tjera, duke përfshirë Tiranën që ka më së shumti frekuentim.
TemA