Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është gati të ndihmojë Shqipërinë të marrë veten nga kriza që shkaktoi pandemia. Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigertink zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko me të cilin ra dakord se duhet thelluar bashkëpunimi për forcimin e sektorit financiar. Sipas Rigterink, Shqipëria u prek ndjeshëm nga pandemia COVID-19, por iu përgjigj fuqishëm krizës.

 

“Tani është koha të ecë përpara dhe të rikthehet në progres dhe rritje ekonomike – një zhvillim që duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm. Këto janë gjithashtu dhe prioritetet e BERZH-it, i cili është i gatshëm të mbështesë vendin teksa del nga kriza dhe ndërton një të ardhme më të mire”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sejko nga ana tjetër theksoi se normalizimi gradual i situatës ekonomike dhe forcimi i qëndrueshmërisë së rimëkëmbjes gjatë vitit 2021 do të vijnë duke vazhduar reformat. Synimet kryesore për kreun e Bankës së Shqipërisë duhet të jenë rritja e konkurrueshmërisë, përmirësimi i mëtejshëm i klimës së investimeve dhe biznesëit si dhe forcimi afatgjatë i qëndrueshmërisë së financave publike.