Berisha: Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, nuk lejon asociacionin e komunave shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, nuk lejon asociacionin e komunave shqiptare

Sali Berisha e ka cilësuar Aleksandër Vuçiç si një ultranacionalist të verbër serb, që nuk lejon asosacionin e komunave shqiptare.

 

Në një dalje për media, Berisha tha se presidenti serb po përdor metodat më të dënueshme spastrimit në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

 

Advertisement

130 mijë persona janë të regjistruara në këto komuna sipas ish kryeministrit, ndërsa thekson se situata është e manipuluar.

 

“Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, që nuk respekton asnjë parim të Kushtetutës së vendit të tij, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

 

Advertisement

Në një deklaratë të papërgjegjshme, kërkesës së shqiptarëve në Serbi, për një asociacion të komunave shqiptare, iu është përgjigjur me një deklaratë që do ta kishte lakmi edhe Gebëlsi po të ishte gjallë.

 

Ai, të drejtën e qytetarëve të lirë kudo në Europë, për të pasur në përputhje me Kushtetutën e vendit të tyre, e quajti marrëzi.

 

Advertisement

Marrëzi nuk mund të jetë kurrë e drejta e qytetarëve për asociacion. Nuk mund të pretendosh kurrë për një standard për bashkëkombasit e tu, të cilin nuk ua njeh qytetarëve të etnive të tjera.

 

Të gjithë pakicat mund të kenë shoqatat e tyre në përputhje me Kushtetutën, por Vuçiç e quan marrëzi këtë sepse përdor metodat më të dënueshme spastrimit në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

 

Advertisement

Përdor metodat e çregjistrimit të detyruar, sa herë që postieri u troket në derë dhe nuk gjen njeri për të marrë lekët, paçka se i zoti i shtëpisë u vjen në dyqan duke bërë pazare. I çregjistron nga Gjendja Civile në mënyrën më absurde.

 

Por regjistri më i fundit dëshmoi se në këto komuna u regjistruan 130 mijë. Po të mos kishte manipuluar në mënyrë të paskrupullt dhe po të mos kishte ndjekur politika të qarta të spastrimit etnik të shqiptarëve, ky numër sot do të shkonte 170 deri në 200 mijë”, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy