Në prag të nisjes së fushatës, ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur rrjetet sociale, për të shpjeguar themelet e betejës së opozitës kundër mazhorancës socialiste në 14 maj.

 

Berisha ka deklaruar se zgjedhjet lokale janë një moment, kur qytetarët duhet të reagojnë me votën e tyre kundër një force politike që drejton vendin prej 10 vitesh, që ka qeverisur 60 bashkitë e vendit dhe ka kapur çdo institucion në këtë vend.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA

 

“14 maji është betejë kundër monizmit.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Berishës, opozita dhe kandidatët demokratë për kryetarë bashkie kanë programin për të cilin kanë nevojë qytetarët me taksa të ulëta dhe angazhimin për të luftuar korrupsionin. Berisha është fokusuar tek beteja për Tiranën, duke akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ka vendosur taksa të larta mbi ndërtimin, duke ua bërë të pamundur qytetarëve të blejnë një banesë.

 

Berisha premtoi jo vetëm ulje të taksave, por garantoi se asnjë ndërtesë që është ndërtuar para 50 viteve, nuk do të shembet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për herë të dytë në 30 vjet, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë siglën e Partisë Demokratike, të cilën sot e ka Enkelejd Alibeaj.

 

“Çdo votë për siglën e konfiskuar është votë për Edi Ramën. Unë kam besim tek demokratët”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ish-kryeministri Berisha përsëriti akuzat ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për korrupsion.

 

 “Prokurorët që ajo ka kapur vazhdimisht me kërkesën staliniste se pse nuk e arrestoni Sali Berishën. Disa prej tyre do kishin dashur t’ia plotësonin atë dëshirë, por kanë marrë përgjigje se nuk rezulton asnjë fakt, asnjë dokument.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një javë më parë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë një interviste përcolli mesazhin se për Shtetet e Bashkuara, personat e shpallur “non grata” nuk duhet të udhëheqin vendin.