
Të shtunën, rreth 76 mijë demokratët janë thirrur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit për të votuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
6 muaj pasi votuan për t’i dhënë një mandat të tretë në krye të partisë, demokratët do të shkojnë sërish drejt kutive te votimit per Lulzim Bashen.
BELIND KELLICI
ANETAR I KOMISIONIT TE RITHEMELIMIT
Advertisement“Proces historik qe behet per here te pare, anëtaresia shprehet me vote, fuqia u delegua tek anëtaresia.”
Në të gjithë vendin janë ngritur 106 qendra votimit dhe procesi nis në orën 8 të mëngjesit dhe përfundon në orën 17.00.
Por këtë herë procesi i votimit lidhet drejtpërdrejt me situatën e vështirë qe kalon Partia Demokratike dhe çarjen e saj.
Shumica e kryetareve te degëve është ne mbështetje te Lulzim Bashës dhe nuk e njohin referendumin; për këtë arsye ditën e shtune selite e PD ne rrethe do te jene te mbyllura.
“Kjo situate eshte e zgjidhur. Aty ku jane mbyllur bravat do kete ambiente ngjitur ku ne do kemi sekretarin e deges ose nenkryetarin e deges. Basha se kupton qe referendumin se ndalon as me vule dhe as me brave , kjo eshte çështje shumice. Ne s’na intereson incidenti dhe konflikti se kemi shumicen”.
Per te shmangur cdo incident Sali Berisha dhe anetaret e keshillit kombetar nuk do te votojne si zakonisht ne seline e PD.
Kete here ata kane zgjedhur nje lokal prane ambasades amerikane per te votuar per shkarkimin e Lulzim Bashes, duke shfrytezuar edhe simboliken e nje beteje qe pikenisjen e pati tek shpallja non grata nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes te Sali Berishes.
“Duke qëne se selia e PD eshte uzurpuar nga njerez te armatosur, per te shmangur cdo provokim apo i incident kemi vendosur qe Keshilli Kombetar dhe dëga dy, kete here s’do votojne ne seli, por ne ambientet e “Bar Amerika” ngjitur me Ambasaden Amerikane, aty do votoje edhe Zoti Berisha.”
Lulzim Basha u shkarkua nga kuvendi I 11 dhjetorit me 4446 vota, tani mbetet per tu pare sa demokrate do te binde Sali Berisha te votojne per shkarkimin e tij.
Por sado e larte apo e ulet te jete pjesëmarrja te shtunen ne referendum, kriza ne partine demokratike vetem sa do te thellohet; pasi Lulzim Basha e mbështetësit e tij nuk e njohin procesin e iniciuar nga Sali Berisha.