Mbrëmjen e sotme, ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nga Shkodra ndaj kreut të PD, Lulzim Basha duke ri thënë se ai po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.
Berisha ka deklaruar se Basha harroi të merrej dhe të mbronte votën. Në vend që të merrej me mbrojtjen e votës sipas Berishës, kreu i PD-së u mor me rizgjedhjen e tij në PD.
Teksa fliste nga “Foltorja” Berisha ka kujtuar një ndodhi në vitin 2001 me Fatos Klosin ish kreun e SHISH. Sipas Berishës, një demokrat e kapi Klosin duke dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi por Berisha i tha se po e çeli gojën për zgjedhjet, të gjitha fotot do të dilnin.
“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin.” tha Berisha.