Berisha thirrje qeverisë: Përcaktoni minimumin jetik, ndihmë e madhe për pensionistët e familjet në nevojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha thirrje qeverisë: Përcaktoni minimumin jetik, ndihmë e madhe për pensionistët e familjet në nevojë

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të përcaktojë një minimum jetik për qytetarët, gjë e cila sipas tij do të rriste mirëqenien e tyre.

 

Berisha akuzoi se Shqipëria është vendi me çmimet më të larta të produkteve bazë në BE, ndërsa rrogat janë shumë të ulta.

 

Advertisement

“Shqipëria është vendi i vetëm që nuk i garanton dhe mbron qytetarët nga minimumi jetik, me të cilin ata mund të blenë ushqimet si individ dhe familje, dhe pak më shumë e të ardhurave duhet ti mbeten për plotësimin e nevojave të tjera. Avokati i Popullit e ka llogaritur këtë minimum jetik rreth 200 euro, pra është llogaritur ¼ nga BE ku është 840 euro”, tha ai.

 

Minimumi jetik duhet të jetë të paktën 200 euro, sipas Berishës. Ai thekson se nëse ky minimum jetik miratohet do të ishte një ndihmë e madhe për pensionistët dhe familjet në nevojë.

 

Advertisement

“Çmimet e ushqimeve bazë janë të njëjta dhe në disa raste më të kushtueshme sesa në mesataren e BE, por vendosja e një pagese prej 200 euro si minimum jetik për person është pa diskutim një përgjigje e situatës emergjente që ndodhet vendi. Nga kjo pagesë përfitojnë mbi 85% e pensionistëve, të gjithë familjet me ndihmë ekonomike që marrin një mbështetje qesharake, maksimumi 80 mijë lekë, kategori të tjera por duhet të përfitojnë studentët. Shtrirja, vendosja me ligj është një përgjigje ligjore që i jepet kësaj situate katastrofale që ndodhet vendi me kërcënim të madh për varfëri dhe mjerim, si asnjë vend tjetër në Europë”, tha Berisha.

 

Berisha akuzoi qeverinë se nuk është e fokusuar në politika ekonomike që i vijnë në ndihmë qytetarëve, por është e fokusuar të vjedhë paratë e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy