Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi këtë të martë një takim me të rinjtë e FRPD, të cilëve u ka bërë thirrje që të jenë në ballë të revolucionin për të shpëtuar vendin.
Berisha iu drejtua të rinjve duke iu thënë se revolucioni është e vetmja alternativë për të larguar Ramën nga pushteti.
Ai ka shtuar se do t’i dalin zot vendit me të gjitha fuqitë, teksa shtoi se revolucioni i të rinjve njeh çdo mosbindje civile.
“Sarajet e Edi Ramës, do ju them unë ju, kur i ka ndërtuar ai ato, në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive ai ka pasur gjithsej të deklaruara gjithsej, 3800 dojçmarka dhe 400 mijë lekë. E tëra me para krimi ose të vjedhura. Ja cili qeveris sot.
Vendi i tij është në burg dhe vetëm në burg. Sigurisht, ai nuk largohet nga pushteti, por ne do ta largojmë atë. Revolucioni ynë nuk ndalon deri në zhdukejn e tij. Ai beson se do të largojë PD nga zgjedhjet, duke i vjedhur logon dhe flamurin e tij. Le të betohemi ne sonte se ai flamur do të përmbysë regjimin e drogës se Edi Ramës. Shqipëria po përpëlitet në kthetrat e Rama-Veliajt. Ne jemi të gatshëm t’i dalim para kësaj babëzie. Ju përgëzoj se jeni të parët që i dolët përballë atij. Le t’i themi Edi Ramës se s’ke parë gjë akoma.”– tha Berisha.