Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së grupit të PD duke akuzuar kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj se është i emëruar nga Taulant Balla.
Sipas tij, Edi Rama po ndjek një praktikë mafioze për procesin e zgjedhjes së Presidentit Para mediave, Berisha tha se kjo praktikë merr fund dhe nuk do ta njohë kurrë PD një praktikë të tillë.
“Në mbledhjen e grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohej kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund. Së dyti denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidenti, praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një procese të cilën në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të nxjerr nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon”, tha Berisha.