Berisha sulmon ambasadoren e SHBA: Yuri Kim po sillet si guvernatore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha sulmon ambasadoren e SHBA: Yuri Kim po sillet si guvernatore

Ish kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar tonet kundrejt amabsadores së SHBA, në Tiranë Yuri Kim.

 

Berisha u shpreh se ambasadorja sillet si një guvernatore njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë.

 

Advertisement

Unë dua të theksoj dhe t’i them këtyre zyrtarëve, se ne jemi një komb i vjetër në historinë tonë pak kush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë e kohërave, nga lashtësia deri sot. Eshtë e trishtuar, e dhimbshme të shohësh ambasadorë të SHBA-ve të sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë. Miqtë e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë.Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, përfaqësuesi i vendit të madh të lirisë përgëzon policinë për luftën e suksesshme kundër drogës.Në kulmin e korrupsionit, përfaqësuesi i vendit të madh të lirisë i mban ligjërata të tëra për narkoqeverinë dhe merret nga mëngjesi deri në darkë duke sulmuar opozitën dhe qendrimet e saj”, tha Berisha.

 

Berisha u ndal edhe tek “Foltorja” qe sipas tij ishte uragani që kaloi nga qyteti në qytet, nga salla në sallë dhe që pushtoi mendjen dhe zemrat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Presheve, e diasporë, kudo ju janë shqiptarët.

 

Advertisement

Kurrë ndonjëherë shqiptarë nga 1990 e deri më sot nuk kanë ndjekur më me pasion, më me interes, më me dashuri seç kanë ndjekur foltoren e demokratëve shqiptarë. Foltorja ishte vendi ku ju debatuat dhe morët përgjegjësi dhe kërkuat që PD të rithemelohej. Foltorja faktikisht rithemeloi partinë e lirive tona, e lirisë së tregut, e vlerave konservatore, e dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe sot unë dua të përulem me nderim të madh para atyre dhjetera mijëra qytetarëve që me guxim mbushën sallat para atyre mijëra delegatëve që me firmën e tyre bënë të mundur mbledhjen e Kuvendit sot. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy