Vijon numërimi i votive për shkarkimin e Lulzim Bashës në Kuvendin e mbledhur nga Sali Berisha ku morën pjesë dhe rreth 5 mijë delegatë sipas organizatorëve.
Ndërkohë vjen lëvizja e fundit nga selia blu. Mësohet se Basha, kreu aktual i PD-së, ka thirrur në orën 18:00 ne takim urgjent kryesinë e cila doli nga zgjedhjet e korrikut të këtij viti.
Advertisement
Ky organ sipas vendimeve të sotme të këtij kuvendit të mbajtur sot në Air Albania është zhbërë, së bashku me sekretariatet dhe 4 postet e nënkryetarit të Partisë Demokratike.
Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur kryesia e PD-së nga kryetari Basha.
Advertisement