Berisha: Rezoluta e Alibeajt, fletushkë që e shndërron Bashën në plaçkë tregu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rezoluta e Alibeajt, fletushkë që e shndërron Bashën në plaçkë tregu

Menjëherë pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, mbajtur mbrëmjen e kësaj të  marte, Sali Berisha foli për mediat dhe nuk nguroi ta cilësonte draft-rezolutën e ditës së hënë të kreut të komanduar të PD, Enkelejd Alibeajt, si një fletushkë që e shndërron Bashën në plaçkë tregu.

 

 “Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale”, u shpreh ish-kryeministri.

 

Advertisement

Berisha shtoi se ka vetëm një grup parlamentar të PD dhe se ai dhe Grupi I Rithemelimit po punojnë për të bashkuar demokratët.

 

 “Jemi të vendosur  të punojmë për bashkimin e PD me të gjithë ata të cilët besojnë se vota e lirë e anëtarëve të saj duhet të bashkojë demokratë. Gjëja më imediate e deputetëve të PD është që të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do të realizohet” , u shpreh Sali Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy