Gjaët takimit me demokratët e Elbasanit, ish kryeministri Sali Berisha nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratën e amabsadores amerikane Yuri Kim, e cila tha se asnjë vendim i ‘non grata’ nuk është ndryshuar’.
Berisha i bëri thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD.
Advertisement“Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq është komenti im. I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, partisë konservatore shqiptare. Kaq kisha!”