Kreu i Partisë Demorkatike, teksa iu drejtua protestuesve opozitarë në bulevard, paralajmëroi burgosjen e kryeministrit Edi Rama.

 

 

Lideri historik i selisë blu renditi disa arsye të cilat sipas tij kompromentojnë kreun e qeverisë, sikurse janë korrupsioni me banesat e rindërtuara pas tërmetit, udhëtimet e shtrenjta me charter, Portin e Durrësit, Butrintin etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Për të gjitha këto afera, sipas tij, Rama meriton burgun.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Sot, si në asnjë komb tjetër, shqiptarët, çdo fatkeqësi natyrore, çdo krizë, e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare, dhe kjo vetëm për një arsye: Se Edi Rama i vjedh, i vjedh, i vjedh ata. Më 26 nëntor, Shqipërinë e goditi një tërmet i rëndë. Nën rrënoojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës dhanë shpirt 51 qytetarë. Të gjithë në ndërtesa të pabanueshme nga tërmeti i tre muajve më parë. U lanë aty, fondet  e caktuara u vodhën. Shpirtrat e tyre kërkojnë sot drejtësi. Para tre ditësh, Rama urdhëroi drejtësinë e tyre t’i shpallë të pafajshëm.

Sot, dhjetëra-mijëra qytetarë që humbën banesat, jetojnë në çadra, kurse ai jeton në çarter me dhomë gjumi luksoze, ministrat e tij paguajnë 1 mijë dollarë një biftek, dhe paguajnë dadot për konet e tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se kjo qeveri ka abuzuar me 8.2 miliardë euro për shtatë vite. Këto nuk janë të vetme, me aferat e Portit të Durrësit, Butrintit, janë miliarda e miliarda euro të tjera që po vidhen. Por e vërteta është se vjedhja më e madhe e shpresës dhe e besimit, i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre. Ndaj edhe ky miting madhështor i jashtëzakonshëm është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ia shkurtojmë ditët. T’i presim biletën. Për ku? Për aty ku e ka vendin.  Ndaj dhe ju përshëndes ju, slogani juaj: Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do bëhet realitet.”– u shpreh Berisha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";