Kreu i Partisë Demorkatike, teksa iu drejtua protestuesve opozitarë në bulevard, paralajmëroi burgosjen e kryeministrit Edi Rama.
Lideri historik i selisë blu renditi disa arsye të cilat sipas tij kompromentojnë kreun e qeverisë, sikurse janë korrupsioni me banesat e rindërtuara pas tërmetit, udhëtimet e shtrenjta me charter, Portin e Durrësit, Butrintin etj.
Për të gjitha këto afera, sipas tij, Rama meriton burgun.
“Sot, si në asnjë komb tjetër, shqiptarët, çdo fatkeqësi natyrore, çdo krizë, e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare, dhe kjo vetëm për një arsye: Se Edi Rama i vjedh, i vjedh, i vjedh ata. Më 26 nëntor, Shqipërinë e goditi një tërmet i rëndë. Nën rrënoojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës dhanë shpirt 51 qytetarë. Të gjithë në ndërtesa të pabanueshme nga tërmeti i tre muajve më parë. U lanë aty, fondet e caktuara u vodhën. Shpirtrat e tyre kërkojnë sot drejtësi. Para tre ditësh, Rama urdhëroi drejtësinë e tyre t’i shpallë të pafajshëm.
Sot, dhjetëra-mijëra qytetarë që humbën banesat, jetojnë në çadra, kurse ai jeton në çarter me dhomë gjumi luksoze, ministrat e tij paguajnë 1 mijë dollarë një biftek, dhe paguajnë dadot për konet e tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se kjo qeveri ka abuzuar me 8.2 miliardë euro për shtatë vite. Këto nuk janë të vetme, me aferat e Portit të Durrësit, Butrintit, janë miliarda e miliarda euro të tjera që po vidhen. Por e vërteta është se vjedhja më e madhe e shpresës dhe e besimit, i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre. Ndaj edhe ky miting madhështor i jashtëzakonshëm është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ia shkurtojmë ditët. T’i presim biletën. Për ku? Për aty ku e ka vendin. Ndaj dhe ju përshëndes ju, slogani juaj: Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do bëhet realitet.”– u shpreh Berisha.