
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Shkodra se nuk do të votojë asnjë emër të propozuar nga mazhoranca për presidentin e ri të vendit.
Ai tha se Ramën e ka kapur “kompleksi i vdekjes”pas rikthimit të tij. Këtë deklaratë, Berisha e bëri si përgjigje ndaj komentit të kryeministrit, i cili tha pak ditë më parë se “nuk flas për të vdekurit”, duke iu referuar liderit historik të demokratëve.
“Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan tani nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë.”
Advertisement