Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfrytëzoi komunikimin me gazetarët për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama për shkak të lidhjeve të tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI.
SALI BERISHA
AdvertisementKRYETAR I PD
“Tani u bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra këtë person, këtë parazit, këtë hajdut që nuk ka asnjë normë dhe standard.”
Sipas Berishës, shefi i qeverisë shqiptare Rama është në hetim edhe nga Kongresi Amerikan, duke shfrytëzuar si argument për këtë akuzë një letër ku kongresi kërkon informacione nga FBI për McGonigal.
“Kërkohet se çfarë po bën FBI për interesat e papërshtatshme të aktorëve të huaj mbi zyrtarët e FBI, siç është influenca e FBI. Pra, Influenca e Deripaskës dhe Edi Ramës, deri tani, dy njerëzit me influencë mbi McGonigal janë: Deripaska me enturazhin e tij, është Edi Rama me Duçkot e tij.”
Berisha mes akuzave për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet e tij me McGonigal ka shfrytëzuar edhe një shkrim të prestigjiozes “New York Times” për ish-zyrtarin e lartë të FBI.
“Është personazh kryesor në ‘New York Times’. Ia boton edhe këtë fotografi. Ia kanë përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës. Gazeta “New York Times”, më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare.”
Por edhe pse Berisha zgjodhi të ndërtonte akuzën për rivalin politik mbi shkrimin e “New York Times”, në marsin e vitit 2008 vetë Berisha mendonte ndryshe.
27 MARS 2008
“New York Times letër higjenike.”
Por sot, Berisha këtë qëndrim e argumentoi ndryshe.
“Në atë kohë New York Times shkroi një trillium banal për djalin tim, krejtësisht të pavërtetë”
Berisha u bëri apel qytetarëve të bashkohen me PD në protestën kundër qeverisë Rama, mesditën e 11 shkurtit.