Berisha: Rama dhe Basha janë të lidhur bashkë në marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rama dhe Basha janë të lidhur bashkë në marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se janë të lidhur bashkë në marrëveshjen e Portit të Durrësit.

 

Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama është armiku numër një i PD, i cili ka si qëllim sipas tij zhdukjen e opozutës.

 

Advertisement

Çdo kandidat që del, gjoja, është në emër të Edi Ramës.

 

Kjo është shumë e qartë, ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun numër një të PD-së, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por si njeriu që do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime, pasi PD është në të drejtën morale dhe kushtetuese për të qenë opozitë e pavarur.

 

Advertisement

Ju e shihni sot, përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, marrëveshje opozitë-pozitë, por jo si formacione politike, por si persona hajdutë.

 

Klani Rama dhe klani Basha, kjo është e faktuar.

 

Advertisement

Ai që ishte, se ka njerëz që më thonë pse e thua, se e them për të vërtetën, se ai ishte administrator i Simfonisë, ishte administrator edhe i Ramës, edhe i Bashës.

 

Mos të kujtojë kush se po bëj akuzë politike, por po them të vërtetën e hidhur.

 

Advertisement

Ky njeri tha se dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo nga Simfonia. Por pas një muaji rezultoi se ishte sërish te të dyja. Pra, kjo ishte pika e mjaltit.

 

Kjo do ishte e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy