Berisha: Rama çoi në azil Ahmetajn, SPAK vegël mjeranë në duart e kryeministrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rama çoi në azil Ahmetajn, SPAK vegël mjeranë në duart e kryeministrit

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar largimin nga Shqiperia te ish-numrit 2 te qeverise Arben Ahmetaj duke akuzuar prokurorine dhe mazhorancen si i krijuan mundesi Ahmetajt te arratisej.

 

Nje dite pasi avokatet e ahmetajt konfirmuar se ish-zevendeskryeministri nuk ndodhet ne Shqiperi, lideri I opozites Berisha theksoi se arratisja e Ahmetajt tregon shkallene e ulet morale te forces politike qe drejton vendin.

 

Advertisement

SALI BERISHA

“Arratisja e Ahmetajt apo dërgimi i tij në azil nga Edi Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale, por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare.”

 

Por nga ana tjeter lideri I opozites ka sulmuar ashper prokurorine e posacme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Advertisement

 

Nisur nga rasti i Ahmetajt, Sali Berisha ka vene ne dukje se prokuroria ende nuk ka ngritur akuze per inceneratoret.

 

 “Prokuroria Speciale faktoi dje përfundimisht se është një vegël mjerane në duart e bosit të aferës së djegësave sepse nuk guxoi ta akuzonte Arben Ahmetajn për mungesën e plotë të djegësit të Tiranës. Ajo nuk e akuzoi atë as për djegësin e Fierit, ndonëse Ahmetaj ka në varësinë e tij në Ministrinë e Financave njësinë e mbikëqyrjes së projekteve me fonde publike. Prokuroria Speciale nuk e akuzoi Ahmetajn për veprim apo mosveprim ndaj kontratës që nuk lejon në asnjë rrethanë zgjidhjen e saj, vetëm e vetëm se ai është neni Rama-Veliaj.”

Advertisement

 

Berisha theksoi se pavaresisht hetimeve ende nuk ndalohen pagesat per inceneratoret

 

 “Prokuroria e partisë që lejon me mosveprimin e saj vjedhjen çdo muaj të së paku 2-3 milionë euro, është vetë direkt në tavë. Ajo mban këto qëndrime, sepse çdo lëvizje e saj e çon direkt atë te dy persona: Edi Rama, Erion Veliaj!”

Advertisement

 

Sipas ish-kryeministrit ne rastin ahmetaj prokuroria tregoi se po ben koka turku vetem per interesin e shefit te qeverise rama

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy