Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj SPAK, dhe drejtuesve të këtij institucioni.

 

Berisha pyeti SPAK-un se pse nuk heton sarajet e Edi Ramës apo pallatin e familjes Basha, ndërsa iu drejtua qytetarëve, duke thënë se ata do të presin 20 vite për proceset gjyqësore, pasi sipas tij, drejtësia është e kapur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë.

Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë”, tha Berisha.