Partia Demokratike ka vendosur të dalë në protestë në 6 dhjetor, në ditën kur liderët e Bashkimit Evropian do të vizitojnë Tiranën.

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së kryesisë, deklaroi se opozita do të shfrytëzojë mbajtjen për herë të parë të samitit të përbashkët Be-Ballkan Perëndimor për të shprehur revoltën kundër qeverisë Rama.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Data 6 dhjetor mendoj unë është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij para përfaqesuesve më të lartë të demokracive europiane, pikërisht me këtë axhendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizimit”

 

Kjo është hera e parë që vizita të një niveli kaq të lartë shfrytëzohen nga opozita për të protestuar, por sipas Berishës ky do të jetë një akt mikpritje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ftoj që ta marrin këtë protestë tonën si një akt mikpritje ndaj tyre dhe armiqësor ndaj Edi Ramës”

 

Më herët, gjatë një konference për gazetarët, Berisha argumentoi nevojën për protesta me dy çështje inceneratoret dhe portin e Durrësit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë nuk mund të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre akteve që kalojnë çdo imagjinatë të vjedhjes së pasurive të tyre publike.”

Duke premtuar se opozita do të reagojë në çdo mënyrë kundër projektit të portit të Durrësit, Berisha paralajmëroi kompanitë që të mos bëhen pjesë e këtij projekti, pasi do të futen në listën e zezë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";