Ish lideri i PD, Sali Berisha edhe këtë të dielë ka prezantuar kandidatët e tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë nga Pogradeci, Berisha prezantoi Zini Tollzhinën si kandidat të ‘Foltores’ në betejën e radhës elektorale.

 

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se kandidatët e tij do të marrin pjesë në zgjedhje. Ai përsëriti akuzat e tij duke thënë se po bëhen përpjekje për të përjashtuar forcën kryesore opozitare nga zgjedhjet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po bëhet një përpjekje anti kushtetuese për të përjashtuar forcën kryesore opozitare nga zgjedhjet. Bëhet përpjekje për të konsoliduar monizmin. Në asnjë vend të botës së lirë, akte të tilla nuk kanë ndodhur”, theksoi Berisha.

 

Në të njëjtën kohë ai shtoi se kandidatët e tij të lirisë do të mposht monizmin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jo vetëm që do të marrim pjesë në zgjedhje me kandidatët tanë të lirisë por do të shkojmë drejt përmbysjes së monizmit të Edi Ramës. Kemi besim se ky entuziazëm ka një qëllim kryesor, shpëtimin e shoqërisë shqiptare nga ky monizëm i egër që po shfaros kombin. Sot çdo qytetar që hedh sytë përreth konstaton me dhimbje se 1/3 jonë nuk është më në Shqipëri”, tha ai.

 

Nga ana tjetër, KAS caktoi sot relatorët që do të shqyrtojnë ankimimin e Berishës ndaj vendimit të KQZ për të mos e regjistruar të në zgjedhjet e 14 majit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";