Berisha prezanton kandidatin për Kukësin: Rama largoi kuksianët, emigrantët të vijnë të votojnë me 14 maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha prezanton kandidatin për Kukësin: Rama largoi kuksianët, emigrantët të vijnë të votojnë me 14 maj

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha prezantoi këtë të enjte kandidatin e tij për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati. Në fjalën e tij, Berisha kërkoi votëbesimin e qytetarëve të Kukësit, të cilëve iu rikujtoi dhe investimet e bëra gjatë kohës kur ai ishte në pushtet.

 

Në të njëjtën kohë, Berisha as në këtë takim nuk kursyer akuzat për qeverinë, për të cilën tha se e ka kthyer vendin në monizëm. Ai theksoi se keqqeverisja ka detyruar shqiptarët dhe kuksianët që të braktisin vendin e tyre. Në vijim të këtyre akuzave, Berisha një thirrje kishte dhe për emigrantët, të cilëve iu tha që të kthehen dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Advertisement

“Sot drejtësia morale është me besimtarët e Zotit dhe të lirisë. Ndaj dhe unë ju ftoj në 14 maj, ftoj çdo qytetar, emigrantët tanë nga ky qark e kudo që janë, të vijnë në 14 maj, të firmosin fitoren, të firmosin ndryshimin.

 

Jeni vetëm ju që do të zgjidhni përfaqësuesit tuaj. Kam bindjen më të madhe, se Admiri me ndershmërinë, me guximin dhe transparencën do të kthejë në shërbime ndaj jush, çdo qindarkë të taksave tuaja dhe çdo burim të ardhurash për këtë qark. 14 maji shënon rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës. Misioni ynë nuk ndalet më, në 14 maj ne rikthejmë pluralizmin, largojmë Ramën dhe përfaqësuesit e tij nga pushteti. Marshi ynë nuk ndalet kurrë, deri në përmbysjen e tij në Tiranë, aty ku është. Shqiptarët e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë fatkeqësie është monizmi. Monizmi i dytë i Ramës bazohet në vjedhjen tuaj, në varfërimin tuaj, në dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Bazohet në krimin, në drogën dhe përbën formën më të keqe të monizmit.

 

Advertisement

Ky monizëm përzë shqiptarët, kuksianët, dibranët, gjithë shqiptarët, në mënyrë të pamëshirë nga trojet e tyre. Këto troje të bekuara, ky monizëm i ka shndërruar në troje të mallkuara për bijtë e tij. Kjo sepse taksat që ju paguani, të gjitha shndërrohen në depozita bankare të fshehta. Në vitin 2014, OSBE do të ishte e para në raport që do të denonconte Ramën, që ka 200 milion euro të vjedhura”, u shpreh Berisha.

 

Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidatin Admir Sinamati, nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me zotimin se pas marrjes së mandatit ai do të punojnë në të mirë të komunitetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy