Berisha prezanton kandidatin për kryebashkiak: Durrësit i duhet ndryshimi!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha prezanton kandidatin për kryebashkiak: Durrësit i duhet ndryshimi!

Ish kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për kryebashkiak në Durrës, Ardian Muka.
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se, qyteti i Durrësit është kthyer në një qytet betoni, pasi lakmia dhe babëzia e një grupi njerëzish  duan të pasurohen me çdo kusht duke ngushtuar e zaptuar çdo hapësirë.

 

Gjithashtu Berisha ka theksuar se nuk ka politika të krijuara për njerëzit, por për pasurimin e qeveritarëve.

 

Advertisement

“Shqipëria dhe shqiptarët sot e kanë jetike ndryshimin. Nëse ne mendojmë për një moment këto 8 vite, atëherë jam i bindur se ajo çka kemi nevojë më shumë se çdo gjë tjetër është ndryshimi. Ne na duhet ndryshimi, Durrësit i duhet ndryshimi.

 

Shtatin mijëra vjeçar të këtij qyteti të mrekullueshëm, brigjet e tij, i gërryen çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, jo erozioni por betoni. Betoni nga lakmia nga babëzia e papërmbjatur e një grupi njerëz që duan të pasurohen me çdo kusht duke varrosur pasuritë e tij, duke ngushtuar e zaptuar hapësirat e tij. Pak metra ishte hoteli krenaria e qytetit, sot ikonë e krimit mbi qytetin.

 

Advertisement

Durrësi, me potencialet e tij të jashtëzakonshme, me shpirtin punëtor të qytetarëve të tij mund të krijonte vlera materiale e megjithatë përsëri djemtë dhe vajzat e Durrësit marrin rrugët e dheut. Largohen çdo ditë, javë, e muaj nga Shqipëria. Qytetarët vazhdojnë të marrin ushqimet me listë në dyqane. Politikat synon pasurimin e qeveritarëve, politika që kanë synim frikën, mbjelljen e terrorit, plaçkitjen e tyre”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy