Demokratëve të Durrësit, Sali Berisha i prezantoi Ardian Mukën. Durrsakëve i kërkoi votën për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në vendoret e pjesshme të 6 marsit.

 

Çdo votë tjetër tha Sali Berisha, edhe ajo për kandidatin e Partisë Demokratike, Luan Hoti është votë për Edi Ramën dhe peshkaqenin e tij, ish kryebashkiakun Vangjush Dako.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

““Ju siguroj se dyert për primare ishin të hapura edhe për Luan Hoti, por ai nuk donte votën. Kishte frikë nga vota juaj. Zgjodhi të ishte kandidat i Lul Bravës. Ju ftoj, banorët e kësaj treve, më 6 mars, çdo votë për kandidatin e lirisë, Ardi Mukën. Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më të madh që ka parë gjiri i Durrësit, Gjush Dakës…është vota më e humbur, drejt të shkuarës, për varfërinë. Vota për kandidatin e Lul Bravës është fiks për Ramën dhe pushtetin e tij. Vota për Bashën është si ta hedhësh në një pus të zi, sepse është vetëm humbës.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se në bashkëpunim me Lulzim Bashën, po pastrojnë paratë e drogës pas asaj që e cilësoi si afera më e madhe korruptive e ndërtimit të portit të ri të Durrësit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kjo qeverisje zhvilloi në Durrës një prej mafiave më të rrezikshme, që ky qytet nuk e meriton.Durrësi ka parë ndër shekuj perandori dhe hordhi të huaja. Asnjëra prej tyre nuk ka menduar të ja heq portin qytetit. Porti dhe qyteti janë si trupi me zemrën, të lidhur me njëri tjetrin.Kjo qeveri në mënyrë më të papërgjegjshme, pas një nga aferat më të mëdha të Europë, duke prerë kafshatën e mbi 12 mijë familjeve që ushqeheshin në Port, për të shndërruar 800 mijë metra katrorë në një zonë ndërtimesh. U tha për Emarin, por tani del për Edvinin dhe Lul Bravën, për të larë miliarda para droge.T’ia presin me sëpatë 3 mijë vite histori. Babëzia, lukunia nuk ka fund te këta njerëz.Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj qytetarëve të Durrësit dhe shqiptarëve

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas ish diktatorit Enver Hoxha, Edi Ramën e quajti armikun kryesor të Kosovës.

 

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 Iu bëj thirrje banorëve të Durrësit, u bëj thirrje banorëve të Katundit të Ri, të Rrashbullit  dhe kosovarëve kudo ku janë, se pas Enver Hoxhës, armiku numër një i Kosovës është Edi Rama, i cili ka blerë me para heshtjen e Lul bravës, i cili thotë njëherë se i kam rrënjët në Kosovë, njëherë në Dibër, por në fakt në qëndrimet politike paraqitet apatrid (pa shtet) njësoj si Edi Rama. Stop me Edi Ramën! Mjaft me Edi Ramën! Boll me Edi Ramën! Më 6 mars nuk votoni vetëm për Ardi Mukën, votoni për ata qindra mijëra, të rinj e të reja që morën rrugët e Europës. Votoni për diasporën shqiptarë. Është një votë sa lokale, aq kombëtare. Është një votë sa individuale, sa e rëndësishme për mbarë kombin shqiptar”

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mazhorancën qeverisëse e bëri përgjegjëse për varfërimin, betonizimin dhe forcimin e krimit të organizuar në funksion të vjedhjes së votave.