Berisha përplaset me Manastirliun: Ke bërë tendera sekretë, jep dorëheqjen! Ministrja: Je hipokrit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha përplaset me Manastirliun: Ke bërë tendera sekretë, jep dorëheqjen! Ministrja: Je hipokrit!

Ish kryeministri Sali Berisha, është përplasur me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në sallën e Kuvendit.

 

Berisha e ka akuzuar ministren se ka dhënë tendera sekretë gjatë pandemisë, ndaj dhe sipas tij, ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë. Nga ana tjetër, Manastirliu e ka quajtur Berishën një hipokrit, që gëzon për vdekjet.

 

Advertisement

 

“Në tetë vite të qeverisjes tënde i bëre spitalet kioska, ku shiteshin pizhame. Nuk bëre asgjë përveçse ju vure kolegëve tuaj çimka, për të kuptuar se nga të vinte e keqja. Unë kam punuar dyfish, se po të kishe bërë gjë ti zotërote, do ishim duke bërë më shumë.

 

Vetëm ti mund të gëzosh për vdekjen, se nuk të bën përshtypje ty vdekja, sikur s’të kanë bërë përshtypje vdekja e të pafajshmeve në Gërdec, kështu që për sa kohë je një hipokrit, nuk të shkon të flasësh për shëndetësinë dhe si u menaxhua pandemie, kur flet për fatalitete fjala ka vlerë, por më shumë vlerë se fjala kanë faktet dhe ajo që të vret ty Sali janë faktet dhe e vërteta.

Advertisement

 

Dhe e vërteta edhe për fatalitetet për fat të keq, tregojnë se Shqipëria e ka përballuar pandeminë me dinjitet dhe duke u përgatitur dhe duke i siguruar mbështetjen stafeve mjekësore dhe garancinë për qytetarët. Fol me fakte dhe mos bëj këtu u hipokritit sepse të njohin qytetarët dhe e gjithë bota, se ndaj të kanë shpallur non-grata”, tha Manastirliu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy