Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për inceneratorët, duke thënë se përgjegjësi kryesor i kësaj afere është Edi Rama, ligjërisht dhe penalisht.

 

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se përpjekjet për të mbyllur hetimin për aferës së djegësve dështuan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jam sot këtu para jush për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme.

 

Dhe kjo në fakt siç e shikoni, propaganda, por jo vetëm ajo, këtu e ka qëllimin madhor. Përveç këtyre ishte edhe asambleja anti-Damian, edhe ajo është pjesë e hetimit strikt partiak se u bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për ti thënë popullit se unë e shkarkova Damian Gjiknurin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere”, tha Berisha.