Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Korçë për koncert është shoqëruar me polemika të shumta. Të shumtë janë ata që kundërshtojnë ardhjen e tij, ndërsa të tjerë kërkojnë të mos përzihet muzika me politikën.

 

Në këtë “valë” reagimesh, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në rrjetet sociale një video kur ishte në Korçë mes shqiptarëve të Kosovës që ishin strehuar aty për shkak të luftës. Sipas Berishës, në të njëjtën kohë, Bregoviç këndonte në Selanik kundër bombardimit nga NATO.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një përshëndetje të përzemërt miq me këtë video. Në Korcë midis vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova ditën që Bregoviçi i Vuçiçit dhe Edvinit protestonte me një koncert në Selanik kundër bombardimit nga NATO të kasapit të tyre Millosheviç! Kurrë më! Sb”, shkruan ai.

Goran Bregoviç është ftuar nga Bashkia e Korçës që të marrë pjesë në Festën e Birrës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";