Berisha nxjerr sot njerezit para Kryeministrisë, protesta nis nga PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha nxjerr sot njerezit para Kryeministrisë, protesta nis nga PD

Sali Berisha do të udhëheqe sot pas shumë vitesh, një proteste kundër maxhorancës qeverisëse.

 

Lideri historik i PD që ka në beteje ne zhvillim e siper me Lulzim Bashën për të marrë partine, ka lajmëruar prej ditësh zbritjen në shesh këtë të hënë në orën 16:00 në një proteste kundër aferes së Inceneratoreve dhe kundër ‘Open Balkan”.

 

Advertisement

Protesta mbahet në ditën kur në Tiranë nistakimi I radhës I kësaj iniciative me protagonist treshen e kryeministrave Vucic-Rama-Zaev.

 

Berisha e ka quajtur shpesh anti-kombetare iniciativen për “Ballkanin e Hapur”.

 

Advertisement

“Proteste kombëtarë kunder mega vjedhjes së Inceneratoreve dhe paktit antikombëtar Rana-Vucic”, shkruajnë në rrjetet sociale anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD.

 

Sipas tyre, mbledhja e protestuesve do të bëhet tek Selia e PD në orën 16:00 dhe më pas do të bëhet nisja drejt Kryeministrise.

 

Advertisement

Berisha dhe mbështetesit e tij kanë mobilizuar demokratët dhe opozitaret në të gjithë vendin për këtë proteste, ku me siguri lideri historik I PD dëshiron të tregoje force dhe mbështetje kundrejt Lulzim Bashës.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy