Ndërsa njoftoi mbylljen e protestës për sot, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë edhe më e fuqishme.

 

Ai theksoi se nuk do të ndalen deri sa të marrin selinë blu, të cilën e quan shtëpinë e lirisë, ndërsa iu drejtua me një mesazh paralajmërues kryedemokratit Basha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Protestat e radhës do të jenë me forma edhe me të fuqishme sesa kjo që bëmë sot. Nuk ka forcë që na pengon ne. Ne do të rikthejmë shtëpinë tonë në shtëpinë e lirisë. E mban me forcën e Edi Ramës zyrën dhe selinë, do të përgjigjet këtë. Ata që duan ta mbajnë peng me mjete dhunë, ata do të përballen me vrullin e një revolucioni që nuk ka të ndalur…Armiku më i egër pas Enver Hoxhës pas pluralizimit politik, është Edi Rama dhe pengu i tij, Lulzim Basha. Kjo betejë tregon për të gjithë ne, njerëzit e lirë, se dhuna që kemi për të bërë nuk është një rrugë e lehtë, se ajo kalon përms sakrificave, vendosmërive, por ju garantoj se është një rrugë e suksesshme dhe fitimtare. Sot dëshmuam që jemi opozita e vërtetë e këtij kombi. Prej kohësh, unë kam deklaruar se ky është një revolucion i pandalshëm.”