Sali Berisha do të jete ditën e premte në një tjeter qytet, për të vijuar “Foltoren” e tij me demokratët e bazës, pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD.
Pas takimit të fundit të zhvilluar në një bastion të demokrateve sic është Kukësi, lideri historik i selisë blu do të jetë këtë të premte nbë Korcë.
Takimi i Berishës me mbështetesit democrat do të mbahet në orën 18:00 në Kinema “Milenium”.
Vetëm të bashkuar fitojmë, shton mes të tjerash Sali Berisha.
Advertisement
Njoftim
Diten e premte me daten 15 tetor ne ora 18:00 ne Kinema Milenium ne Korçe do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Korçes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb
Advertisement