Lideri i opozitës Sali Berisha ka artikuluar akuza të reja ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Ish-kryeministri deklaroi sot se kryebashkiaku Veliaj ka ndërhyrë në kontratën e lidhur për inceneratorin, një kompetencë që me ligj e ka vetëm autoriteti kontraktues që është qeveria dhe jo bashkia.
SALI BERISHA
Advertisement“Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ky hajdut delinkuent, që nuk ka kufij në vjedhjet e tij, vendos që sasinë tavan ndën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërmarrjes së Erion Veliajt ta rrisë nga 700 ton në 800 ton.”
“Për ta patur të qartë ata që na ndjekin. Në rast se në një vit të dhënë, mbetjet e Tiranës që depozitoheshin gjatë atij viti ishin 550 mijë ton, apo 600 mijë ton, atëherë qeveria duhet të financonte konçensionarin edhe për 100 tonët që mungonin në ditë, kjo nuk i mjaftonte Erion Veliajt.”
Sipas Berishës vendosja e kufirit prej 800 tonë i kushton qytetarëve të Tiranës miliona euro.
“A mundet të nxirret mbi ligjin ky hajdut që nuk njeh ligj e as moral. E çon në 800 ton, në një kohë kur studimi i fizibilitetit i dorëzuar nga pronarët në letra Zoto dhe Mërtiri, kishte nxjerrë shifrën 700 ton. E kuptoni ju se ju? Mirëpo, kjo lëvizje nga 700 në 800 ton, kjo do të thotë një faturë jo më 450 milionë euro, vetëm me mbetjet e bashkisë kjo shkon në 470 milionë euro.”
Advertisement
Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit se po amniston kryetarin e bashkisë së Tiranës.
“SKAP-i i partisë e ka amnistuar Erion Veliajn, qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë atë. Qytetarët e Tiranës do ta kapin prej zverku, dhe do ta çojnë aty ku e ka vendin, aty ku e meriton vendin.”
Inceneratori i Tiranës dhe Erion Veliaj është prej javësh në qendër të akuzave të opozitës, e cila pretendon se nuk mund të ketë drejtësi për aferën e inceneratoreve pa hetim të kryetarit të bashkisë së Tiranës.